Nuk i ka mirë punët me Luis Enrique, Bradley Barcelona zgjedh destinacionin e ri. Mungon vetëm marrëveshja mes klubeve

5 Korrik 2026
12:25
Telesport
back button

Bradley Barcola do të jetë një nga largimet e mëdha nga PSG këtë verë. Anësori është i pakënaqur me situatën e tij te klubi francez, pasi nuk është një titullar i rregullt.

Sezonin e kaluar, ai shënoi 13 gola dhe dha shtatë asiste në 49 paraqitje, në shumicën e tyre si zëvendësues. Sipas Daily Mail, ajën dy ekipe në garë për të transferuar Barcola-n: Liverpool dhe Arsenal.

Sipas raportimit në fjalë, vetë anësori duket se ka zgjedhur Arsenalin, pasi beson se profili i tij përshtatet më mirë me “Topçinjtë”. Arsenal në fakt është në kërkim të një sulmuesi të majtë dhe Barcola mund të jetë pikërisht profili i duhur për Mikel Artetan.

Largimi i Barcola nga PSG nuk do të jetë aspak i lehtë. Klubi francez pretendon mbi 70 milionë euro për 23-vjeçarin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit