Liverpool nuk heq dorë nga mesfushori i Juventusit, bardhezinjtë pretendojnë 45-50 milionë euro

5 Korrik 2026
13:47
Telesport
back button

Liverpool jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga ideja e transferimit të Khephren Thuram, por i ka shtuar së fundmi akoma edhe më shumë përpjekjet.

Francezi është një element shumë i rëndësishëm për Juventusin, por mungesa e të luajturit në Champions League është një shtysë shumë e madhe për Thuram të kërkojë një ekip të ri.

Përveç Liverpool, për 25-vjeçarin ka interes konkret edhe nga Manchester United e PSG. Ndërkohë, Juventus pret të fitojë 45-50 milionë euro nga shitja e Thuram, i cili është nën kontratë me ta deri në vitin 2029.

Ditët në vijim, pritet të ketë takime zyrtare mes përfaqësuesve të të tre palëve, të lojtarit, Juventusit dhe atyre të Liverpool-it, për të diskutuar për transferimin drejt Premier League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit