Një trajner australian për Cristiano Ronaldo, zhgënjeu në Premier por merr drejtimin e Al Nassr

6 Korrik 2026
12:12
Telesport
back button

Ange Postecoglou rifillon karrierën e lënë në mes pak kohë më parë në Arabinë Saudite dhe më konkretisht te skuadra e Al Nassr, ku luan edhe Cristiano Ronaldo.

Emërimi i trajnerit Australian tashmë është zyrtar, duke u larguar nga futbolli evropian pas triumfit të tij në Europa League me Tottenham (2025) dhe shkarkimit të tij pas vetëm tetë ndeshjeve pa fitore në Premier League me Nottingham Forest.

Ai ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare dhe është shprehur se është gati për të pasuar Jorge Jesus, i cili fitoi kampionatin e fundit saudit pas duelit me Al Hilal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit