Barcelona vendos një afat kohor për marrëveshjen me Julian Alvarez: Nuk presim deri në fund të verës

7 Korrik 2026
9:21
Telesport
back button

Barcelona dëshiron ta mbyllë sa më shpejt të jetë e mundur marrëveshjen për transferimin e Julian Alvarez nga Atletico Madrid. Presidenti Joan Laporta ka vendosur kufizime kohore dhe financiare për marrëveshjen.

Sipas tij, e ardhmja e Julian Alvarez mund të vendoset shumë kohë para se të mbyllet afati i transferimeve të verës. Pas komenteve të sulmuesit argjentinas gjatë Kupës së Botës, kur ai pranoi se transferimi ishte “gjëja më e mirë për të gjithë” për të ndjekur një ëndërr, situata ka evoluar me shpejtësi.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, Barcelona nuk ka ndërmend t’i zvarrisë negociatat deri në ditët e fundit të afatit të transferimeve dhe dëshiron një përgjigje të shpejtë. Laporta, konfirmoi se më parë i kishte bërë një ofertë prej 100 milionë eurosh Atlético Madrid, por mori një refuzim të prerë.

Presidenti i Barçës përsëriti se klubi nuk do të marrë pjesë në ankande multi-milionëshe dhe nuk do të arrijë 150 milionë eurot e refuzuara më parë nga “colchoneros”. Hansi Flick thuhet gjithashtu se kërkoi sqarime të shpejta, në mënyrë që të dijë sa më shpejt të jetë e mundur skuadrën që do të fillojë përgatitjet verore për sezonin e ri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit