Salah drejt transferimit në La Liga, egjiptiani merr propozimin befasues

6 Korrik 2026
19:26
Telesport
back button

Mediet spanjolle kanë raportuar ditën e sotme për një lëvizje të fundit të Atletico Madridit, shumë befasuese. “Colchoneros” janë futur seriozisht në garë për transferimin e mundshëm të Mohamed Salah.

Egjiptiani vendosi të largohej nga Liverpool në fund të këtij sezoni, një vit para përfundimit të kontratës. Interesi për të është shumë i madh si nga kampionatet elitare në Europë, ashtu edhe nga Arabia Saudite dhe MLS.

Por, interesimi i një ekipi si Atletico Madrid mund të ndryshojë gjithë situatën. Madrilënët e shohin Salah si zëvendësuesin ideal të Antoine Griezmann, i cili u largua tek Orlando City në MLS.

Marrëveshja nuk do të përfshijë asnjë tarifë transferimi, por palët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët për pagën dhe bonuset e tjera për lojtarin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit