Çështja “Balogun” vazhdon të shkaktojë polemika pas vendimit të FIFA-s për t’ia pezulluar përkohësisht dënimin sulmuesit amerikan, i ndëshkuar me karton të kuq ndaj Bosnjë-Hercegovinës. Ai luajti ndaj Belgjikës në disfatën 4-1, që solli eliminimin nga Botërori 2026. Këtë herë reagoi legjenda gjermane Oliver Kahn, me një dozë të fortë ironie.
“Nëse po rishkruajmë historinë e futbollit, kam një sugjerim të vogël: do të doja që FIFA t’ia anulonte Michael Ballack-ut kartonin e verdhë në gjysmëfinalen e Botërorit 2002, që e la jashtë finales. Dhe, meqë jemi te kjo, mund ta përsërisim edhe finalen me Brazilin”, – shkroi ai.
Ballack, lideri i Gjermanisë me 3 gola dhe 4 asistime, humbi finalen ndaj Brazilit për shkak të pezullimit, ndërsa “Seleçao” fitoi Kupën e Botës me dy gola të Ronaldos.
Kahn iu bashkua kritikëve të vendimit të FIFA-s. Jurgen Klopp deklaroi se “këto dy njerëz, që nuk dinë asgjë për futbollin”, duke iu referuar Donald Trump dhe Gianni Infantinos, “nuk duhet të kenë asnjë lidhje me këtë”. Edhe trajneri i Norvegjisë, Ståle Solbakken, e quajti vendimin “shumë të keq”, ndërsa Rudi Garcia mbrojti Balogun: “Ai është plotësisht i pafajshëm në këtë histori”.







