Egnatia e nis nga transferta në Moldavi udhëtimin në Champions League

7 Korrik 2026
16:01
Telesport
back button

Egnatia nis nesër rrugëtimin në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë do të përballen ndaj Petrocub, skuadra kampione e Moldavisë, në orën 19:00 në stadiumin “Zimbru”.

Ekipi i drejtuar nga Nevil Dede është përgatitur maksimalisht për këtë sfidë dhe synimi i vetëm është fitorja, për të hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në raundin e dytë të Champions League.

Skuadra është përforcuar me elementë të rinj, duke ruajtur edhe bazën e lojtarëve, ndërsa ka zhvilluar një fazë përgatitore intensive në Bullgari, të cilën e ka mbyllur me sukses.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit