Real Madrid ka piketuar një nga lojtarët e rinj që shkëlqeu në këtë Kupë Bote, edhe pse kombëtarja e tij u eliminua na fazën e 1/32-ve. Bëhet fjalë për Petar Sucic, i cili la gjurmë me paraqitjet e tij me Kroacinë në Botëror.
Petar Sucic u transferua verën e kaluar nga Dinamo Zagreb tek Inter për 15 milionë euro, ndërsa sot vlera e tij është rritur më shumë se trefish. Pavarësisht se ka vetëm një sezon tek Inter, ziklatrit do ta kenë të vështirë ta mbajnë gjatë mesfushorin kroat, duke parë interesin e shumë klubeve të mëdha ndaj tij, pas perfomancës që bëri në Botëror.
Dhe një nga këto klube është pikërisht Real Madrid. Sipas asaj që zbulon CalcioMercato, klubi madrilen është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro për 22-vjeçarin kroat. Sucic shihet në Madrid si një profil shumë interesant për të forcuar mesfushën e Jose Mourinhos.







