Zvicër-Kolumbi, formacionet zyrtare. “Helvetët” me një mungesë të madhe, kolumbianët me kapacitetin e plotë

7 Korrik 2026
21:02
Telesport
back button

Në Vancouver, në Kanada, do të luhet ndeshja e fundit për raundin e 1/16-ve, mes Zvicrës dhe Kolumbisë. Fituesi i këtij çifti do të përballet në çerekfinale me Argjentinën, që eliminoi pak më parë Egjiptin.

“Helvetët” vijnë në këtë takim me një mungesë të rëndësishme si ajo e Johan Manzambi, i dëmtuar. Kolumbia është me formacionin e saj më të mirë të mundshëm.

ZVICRA XI: Kobel; Zakaria, Akanji, Elvedi, Ricardo Rodríguez; Xhaka, Freuler, Jashari; Ndoye, Embolo, Rieder

KOLUMBIA XI: Vargas; Muñoz, Sánchez, Lucumí, Mojica; Lerma, Puerta, James Rodríguez; Luis Díaz; Luis Suárez, Jhon Arias

Lajme të tjera

Lajmet e fundit