Pjesa e dytë mes Argjentinës dhe Egjiptit ka nisur shumë vrullshëm. Në minutën e 58-të, pas një aksioni model dhe asistit të Salah, Egjipti gjen golin e dytë me Mostafa Ziko.
Festë e madhe tek “Faraonët”, por që shkon kot. Goli anullohet, pas një faulli të Attia, gjatë aksionit ndaj Lisandro Martinez. Arbitri sheh pamjet në VAR dhe vendos të anullojë golin. SHIKORASTIN
Një mundësi e mirë për Messin & Co. që kanë ende minuta për të barazuar shifrat. Në rast se goli i Egjiptit nuk do të ishte anulluar, mund të themi që ndeshja mund të quhej e mbyllur.







