Ka ardhur goli i parë në “Mercedes-Benz Stadium”, aty ku Argjentina po përballet me Egjiptin. Janë pikërisht “Faraonët” që kanë zhbllokuar shifrat në minutën e 15-të, ku pas një krosimi në zonë të Marwan Attia ishte Yasser Ibrahim, i cili kërcëu mbi Lisandro Martinez dhe dërgoi me kokë topin në rrjetë.
15 minutat e para kanë qenë totalisht në hije për kampionët në fuqi të botës. Megjithatë, Messi & Co. kanë të gjithë minutat e duhura në dispozicion për të ndryshuar fatin e kësaj ndeshjeje.
Në minutën e 18-të, Argjentina humbi shansin e artë për të barazuar shifrat, por Lionel Messi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, pas faullit të Haissem Hassan ndaj Nicolas Tagliafico. Goditja e Messit ndalet në mënyrë të shkëlqyer nga Mostafa Shobeir.
Kutojmë se fituesi i këtij çifti do të ndeshet në çerekfinale me fituesin e çiftit të fundit, Zvicër-Kolumbi.







