Barcelona plotëson dëshirën e Flick: Cancelo qëndron, Al Hilal përfiton 10 milionë euro

8 Korrik 2026
13:33
Alfred Lleshi
back button

João Cancelo do të vazhdojë aventurën e tij te Barcelona. Sipas radios spanjolle “Cadena COPE”, klubi katalanas dhe Al Hilal kanë arritur marrëveshje për të përcaktuar të ardhmen e mbrojtësit portugez, i cili dëshironte të qëndronte me fanellën blaugrana.

Cancelo, që ka kontratë me klubin saudit deri në vitin 2027, nuk do të rikthehet në Arabinë Saudite. Marrëveshja parashikon fillimisht një huazim të ri 6-mujor, ndërsa më pas mbrojtësi i krahut do të firmosë kontratë 2-vjeçare me Barcelonën.

Për të mbyllur operacionin, klubi katalanas do t’i paguajë rreth 10 milionë euro Al Hilalit, duke siguruar një futbollist me përvojë për skuadrën e Hansi Flick.

Në moshën 32-vjeçare, Cancelo ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në elitën e futbollit europian. Portugezi do t’i bashkohet Barcelonës që gjatë fazës përgatitore në Angli, i gatshëm të nisë sezonin e ri dhe të ketë një rol të rëndësishëm në projektin blaugrana.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit