Trajneri i Marokut: S’do të jetë si 4 vite më parë, Franca është favorite por ne s’kemi asgjë për të humbur

9 Korrik 2026
8:35
Telesport
back button

Maroku ka befasuar deri më tani në Kupën e Botës, por sot, në çerekfinale, do të ketë përballë Francën, favorite kryesore për trofe. Kjo nuk e tremb Mohamed Ouhabi, trajnerin e skuadrës afrikane, që bën një rezyme të situatës.

Sa i përket përgatitjes për ndeshjen e sotme, nuk do të ketë surpriza dhe kushdo që i ka analizuar ndeshjet tona e di që kemi një ide të qartë se si duam të luajmë“, deklaroi  Mohamed Ouhabi.

Ai konfirmoi se sulmuesi Ismael Saibari nuk do të jetë i disponueshëm pasi u lëndua në ndeshjen kundër Kanadasë. “Ai nuk është gati, por shpresoj se nuk është ndeshja e tij e fundit e turneut“, vuri në dukje Ouhabi.

Kur iu kujtua se Maroku u mposht në gjysmëfinalen e zhvilluar 4 vite më parë në Katar po nga Franca, trajneri u përgjigj: “Çdo ndeshje është e ndryshme dhe nuk do të jetë si katër vjet më parë”.

“Franca mund të jetë favorite, por ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të fituar“, siguroi trajneri i Marokut.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit