“Kylian është mirë dhe gati për Marokun, nuk ka eufori por respekt për rivalin e radhës”

9 Korrik 2026
10:27
Telesport
back button

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka konfirmuar se Kylian Mbappe mbetet plotësisht i përqendruar dhe mendërisht i fortë përpara çerekfinales së Kupës së Botës kundër Marokut. Kapiteni i “Les Bleus” u shënjestrua nga abuzime të turpshme raciste nga një politikane paraguaiane pas fitores 1-0 ndaj ekipit të Amerikës së Jugut.

Pavarësisht stuhisë që rrethoi komentet raciste të bëra, Deschamps ka këmbëngulur se sulmuesi i tij është në gjendjen e duhur mendore. Trajneri i Francës ishte i bindur se shpërqendrimet jashtë fushës nuk kanë depërtuar në kamp dhe nuk kanë ndikuar në përgatitjen e kapitenit të tij për përballjen e tyre të ardhshme.

Kylian është në një gjendje të mirë mendore. Ai është gati për sot. Forca kolektive e skuadrës po i ndihmon lojtarët të përballojnë presionet e turneut”, tha Deschamps. Sulmuesi, aktualisht renditet i dyti në listën e golashënuesve të turneut me shtatë gola së bashku me Erling Haaland dhe menjëherë pas liderit Lionel Messi me tetë. Deschamps është i etur ta mbajë skuadrën e tij në tokë ndërsa përballet me një skuadër të rrezikshme si Maroku.

Nuk ka eufori në stërvitje, kurrë. Ne kemi shumë respekt për Marokun. Gjendjea fizike e lojtarëve është shumë e mirë. Po përshtatemi dhe nuk më shqetëson të shoh një lojtar që humbet një seancë për të qenë në formë më të mirë për ato në vijim“, shpjegoi Deschamps.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit