Asllani gati për sezonin e ri me Inter: Emocionuese të zbresësh në fushë me dy yjet në fanellë

29 Korrik 2024
9:39
Telesport
back button

Faza përgatitore e Inter vazhdon të ecë në mënyrë pozitive. Në miqësoren e fundit, skuadra zikaltër fitoi 3-0 ndaj Las Palmas, për të cilën trajneri Simone inzaghi tha: “Të gjithë djemtë u paraqitën me entuziazëm, si ata që filluan kampin stërvitor në ditën e parë dhe ata që mbërritën më vonë”.

Vura re se janë të lumtur që janë bashkë, më pëlqen që po stërviten me buzëqeshje, që nuk do të thotë të punosh më pak, por të punosh më mirë dhe me intensitet të madh”, tha trajneri i Inter, që përgatitet për miqësoren e radhës, atë ndaj Pizës së vëllait të tij Pippo Inzaghi.

Edhe Yann Bisseck, qendërmbrojtësi i “zikaltërve” u shpreh i kënaqur me paraqitjen: “Po luajmë mirë. Gjithmonë kam pasur shumë besim te vetja dhe gjithmonë dua të jap gjithçka. Përgatitja është po shkojmë shumë mirë dhe jemi gati për sezonin e ri. Kemi tifozë të jashtëzakonshëm, jam i kënaqur me mbështetjen e tyre”.

Ndërsa Kristjan Asllani shtoi: “Këtë vit do të përpiqemi të rikonfirmojmë veten, jemi një ekip i madh dhe duhet të synojmë për të gjitha objektivat. Ishte shumë emocionuese të zbresësh në fushë me dy yjet në fanellë, tani mezi presim të kthehemi të luajmë në San Siro para të gjithë tifozëve tanë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit