Franca dominon Marokun, por mungon goli. Mbappe humb shansin e artë për avantazhin (video)

9 Korrik 2026
22:50
Telesport
back button

Pjesa e parë mes Francës dhe Marokut në “Gillette Stadium” në Massachusetts është mbyllur në brazim 0-0. Franca e nis vrullshëm. Rasti i parë ishte në minutën e 4-të, por goditja me kokë e Dayot Upamecano ndalet nga Bono.

Në minutën e 25-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Mbappe pengohet në zonë nga Noussair Mazraoui. Arbitri kryesor i takimit tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. E konfirmon edhe VAR.

Topin e merr Mbappe. Një goditje shumë e dobët me të djathtën nga sulmuesi francez, që pritet pa problem nga Bono.

Në minutën e 35-të, tjetër shans i mirë për Francën. Këtë herë ishte Desire Doue që iu afrua golit, por Bono reagon në mënyrë të shkëlqyer.

Në minutat shtesë, Lucas Digne provon të shënojë një gol spektakolar nga distanca, por goditja përfundon në traversë. Pjesa e parë, 0-0.

SHIKOPENALLTINE

Lajme të tjera

Lajmet e fundit