Mundo Deportivo bën me dije se Borussia Dortmund ka refuzuar ofertën e parë të Barcelonës prej 20 milionë eurosh për Karim Adeyemi-n. Klubi i Bundesligës e ka refuzuar duke e konsideruar si të pamjaftueshme.
Megjithatë, mesazhi që ka lënë të nënkuptohet klubi verdhezi është se janë ende të hapur për të negociuar për shitjen e sulmuesit gjerman. Te Dortmund janë të vetëdijshëm që rrezikojnë shumë, duke ditur që Adeyemi është në vitin e fundit të kontratës dhe rrezikon të largohet falas verën e ardhshme.
Por, ajo që duhet thënë me patjetër është fakti që transferimi i Adeyemi nuk është përparësia kryesore për merkaton e Barcelonës, por gjermani përfaqëson një mundësi të mirë për të përforcuar skuadrën.
Shifra që pretendon klubi verdhezi është 35-40 milionë euro. Ditët në vijim pritet të ketë një ofertë tjetër zyrtare nga ana e Barcelonës.







