Klose tregon bisedën me Messin pasi i theu rekordin dhe premtimin e argjentinasit

9 Korrik 2026
17:44
Telesport
back button

Në një intervistë të fundit për mediet vendase, Miroslav Klose tregon për bisedën që pati me Lionel Messin, pasi ky i fundit i theu rekordin që mbante si golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës.

“Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ishte shoku im i skuadrës te Lazio midis viteve 2011 dhe 2013. Ne ende mbajmë kontakt të rregullt. Ai organizoi një telefonatë midis meje dhe Messit. Ishte shumë emocionuese.

Sigurisht, rrugët tona u kryqëzuan në fushë disa herë, takime që ishin gjithmonë të këndshme dhe respektuese, por ajo telefonatë ishte hera e parë që folëm pas kaq shumë kohësh. Ai më tha se do të më dërgonte një fanellë me autograf. Kjo më preku vërtet.

Për mua, Lionel Messi është lojtari më i madh në historinë e futbollit. E përgëzoj për këtë arritje plotësisht të merituar. E dija që herët a vonë, ky rekord do të thyhej. Jam shumë i lumtur që ishte Messi ai që ia doli ta bënte këtë, pasi unë gjithmonë kam qenë, dhe ende jam, një nga admiruesit e tij më të mëdhenj”, tha Klose.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit