Objektivi kryesor i Arsenalit për merkaton e verës është Bruno Guimaraes. Megjithatë, transferimi i brazilianit nga Newcastle, ashtu siç edhe pritej, nuk po rezulton aspak i lehtë.
Dy ofertat e parë të londinezëve për Guimaraes 65 dhe 75 milionë euro, janë refuzuar direkt nga “Qymyrxhinjtë”. Mediet angleze bëjnë me dije se shumë shpejt do të ketë edhe një ofertë të tretë, e cila pritet të jetë 100 milionë euro, shifër brenda pritshmërive të Newcastle.
Në 195 paraqitje me “Qymyrxhinjtë”, Bruno Guimaraes numëron 31 gola dhe 31 asiste. 28-vjeçari është gati për të bërë hapin e madh në karrierë. Transferimi i tij te londinezët do të shtojë konkurrencën në skuadër dhe mbi t’i gjitha do t’i japë Mikel Arteta një alternativë më shumë për mesin e fushës. Guimaraes ka treguar që është një nga më të mirët në pozicionin e tij si mesfushor qendror në Premier League.
Transferimi i tij do të jetë një nga më të shtrenjtët në historinë e londinezëve. Vendi i parë mbahet nga Declan Rice nga 117 milionë euro, ndërsa i dyti Nicolas Pepe me 80 milionë euro.







