Pas fitores së vështirë me një lojtar më pak në stadiumin Azteca kundër Meksikës, kombëtarja e Anglisë tani do të përballet me Norvegjinë në çerekfinalen e Kupës së Botës, të shtunën në mbrëmje.
Jude Bellingham, heroi i “3 luanëve”, qëndron me këmbë në tokë dhe beson se Anglia duhet të jetë e gatshme për t’u përballur me një skuadër norvegjeze të mbushur me talente të klasit botëror, përfshirë Haaland dhe kapitenin Martin Odegaard.
“Është ende një ndeshje tjetër që duhet të luajmë. Norvegjia në çerekfinale përbën një kërcënim të ndryshëm nga Meksika. Disa prej tyre i njohim shumë mirë, disa janë lojtarë të klasit botëror, kështu që do të duhet të jemi gati”, tha Bellingham.
Mesfushori synon të bashkojë Anglinë dhe të arrijnë diçka të madhe: “Pavarësisht se nga jeni apo çfarë bëni të gjithë duhet të jemi bashkë. Kjo është gjëja për të cilën ëndërroj të jem pjesë e kësaj skuadre të Anglisë, duke bashkuar vendin tim”.







