Franca “likujdon” Marokun dhe shkon në gjysmëfinale për herë të tretë rresht. Mbappe “korrigjon” gabimin e pjesës së parë (video)

9 Korrik 2026
23:59
Telesport
back button

Franca është gjysmëfinalsitja e parë e Kupës së Botës 2026. Francezët kanë mundur 2-0 Marokun në çerekfinalen e luajtur në “Gillette Stadium” në Massachusetts.

Në minutën e 25-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Kylian Mbappe pengohet në zonë nga Noussair Mazraoui. Arbitri kryesor i takimit tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. E konfirmon edhe VAR.

Topin e merr Mbappe. Një goditje shumë e dobët me të djathtën nga sulmuesi francez, që pritet pa problem nga Bono. Në minutat shtesë, Lucas Digne provon të shënojë një gol spektakolar nga distanca, por goditja përfundon në traversë. Pjesa e parë, 0-0.

Sfida u zhbllokua në minutën e 60-të, ku Mbappe gjeti golin me një goditje të bukur plot klas brenda zonës, pas asistit të Desire Doue.

Në minutën e 66-të, Ousmane Dembele shënon golin e dytë për Francën, me një goditje të bukur jashtë zonës së rreptësisë. Në minutën e 85-të, Maroku kishte një mundësi të mirë me Ounahi, por goditja e tij ndalet në mënyrë të shkëlqyer nga Mike Maignan.

Franca fiton 2-0 dhe shkon në gjysmëfinale për herë të tretë rresht në tre Botërorët e fundit. “Gjelat” do të përballen në gjysmëfinale me fituesin e çiftit, Spanjë-Belgjikë.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit