De la Fuente: Me Francën është si finale e parakohshme, jemi të aftë të mposhtim këdo

11 Korrik 2026
12:07
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, foli në konferencë për shtyp pas kualifikimit në gjysmëfinale të Botërorit, mbas fitores 2-1 ndaj Belgjikës në çerekfinale. Ai e pret me besim përballjen me Francën, që do të zhvillohet të martën në Dallas. Trajneri iberik e cilësoi sfidën ndaj “gjelave” si një nga ndeshjet më të rëndësishme të turneut dhe shprehu bindjen te forca e Spanjës:

“Edhe ndeshja me Portugalinë ishte një finale e parakohshme. Jemi mes skuadrave që mund ta arrijnë finalen”. Për Francën shtoi: “Jemi plotësisht të përqendruar. Jemi të vetëdijshëm për potencialin e tyre të madh, por dimë gjithashtu se jemi e vetmja skuadër që i ka mundur në dy gjysmëfinale”, duke kujtuar sukseset në “Euro 2024” dhe Ligën e Kombeve 2025.

De la Fuente pret një ndeshje të fortë: “Do të jetë më e hapur se kurrë. Duhet të rrisim nivelin tonë dhe të japim maksimumin. I respektojmë shumë kundërshtarët, por ndihemi të aftë të mposhtim çdo skuadër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit