Sezoni i parë i Ardon Jasharit me Milanin kaloi pa shumë momente të spikatura dhe me vështirësi të dukshme për t’u përshtatur me një kampionat të komplikuar si Serie A. Megjithatë, mesfushori shqiptaro-zviceran mbetet një pasuri për kuqezinjtë, pasi klubi investoi 34 milionë euro për të dhe vazhdon ta konsiderojë lojtar për të ardhmen.
Trajneri i ri i Milanit, Ruben Amorim, beson te cilësitë e Jasharit dhe mendon se ai mund të jetë shumë i dobishëm në një skuadër që do të bazohet te presioni i lartë, ritmi i shpejtë dhe depërtimet nga mesfusha. Pas përfundimit të Botërorit me Zvicrën, Amorim do ta vëzhgojë nga afër dhe e sheh me një rol të rëndësishëm, edhe duke mësuar nga Luka Modriç.
Në prapaskenë mbetet interesimi i Atalantës, e cila e pëlqen shumë Jasharin. Megjithatë, huazimi me të drejtë blerjeje nuk merret në konsideratë nga Milani. Kështu, pa ndryshime të papritura, Jashari pritet të qëndrojë te kuqezinjtë për të fituar hapësirën që nuk e arriti sezonin e kaluar.







