Në prag të çerekfinales ndaj Zvicrës, trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me komentin e Lamine Yamal, sipas të cilit Spanja dhe Franca, janë dy ekipet më të mira në botë dhe përballja mes tyre do të jetë një finale para finales së Botërorit.
“Pajtohem me Lamine Yamal. Nuk mendoj se ajo që tha ishte e gabuar, sepse sigurisht që ajo ndeshje është një finale para Kupës së Botës.
Para se të fillonte Botërori, të gjithë kemi thënë se ato janë dy ekipet favorite. Spanja e meritonte ta mposhtte Belgjikën më herët. Franca bëri një hap përpara kundër Marokut. Por për fat të keq, vetëm njëri nga të dy do të arrijë në finale”, u përgjigj Scaloni, duke u treguar mjaft diplomatik.







