“Nuk është lider, është bullizuar në shkollë. Nuk di të japë një pasim”, Altin Lala me deklaratë të fortë për Joshua Kimmich në Versus (video)

11 Korrik 2026
18:30
Telesport
back button

I ftuari i radhës në Episodin 258 në Versus, ishte ish-kapiteni i Shqipërisë dhe Hannover 96, Altin Lala. Mes shumë gjërash të tjera, Lala lëshoi deklarata të forta për Joshua Kimmich, duke e konsideruar si një lojtar super të mbivlerësuar.

Po ashtu Lala shtoi se Kimmich është bullizuar në shkollë, ndaj nuk di të luftojë dhe nuk është lidër.

“E patë ndaj Parisit? E tërhiqnin zvarrë, mezi pret që të bëhet një faull. Pasat e tij janë vetëm anësore dhe mbrapsh. Nuk ka asnjë anë të fortë Kimmich, përveç atyre topave të gjatë mbas shpine kur nuk ka kundërshtarë përballë.  Guardiola bëri gabim që e mori dhe e futi në krah të djathtë te Bayern, se aty i prishte më pak punë”, tha Lala.

Momenti më epik ishte kur Lala imitoi në studio momentin kur Kimmich bëhet gati për të ezkekutuar goditjet e këndit.

Episodin e plotë të Versus 258 mund ta ndiqni KËTU

Lajme të tjera

Lajmet e fundit