Arsenal ende nuk ka bërë asnjë goditje këtë merkato, pasi londinezët po shqyrtojnë me shumë kujdes lëvizjet që do të bëjnë. Kampioni në fuqi i Premier League ka dy objektiva madhorë për këtë merkato: Morgan Rogers dhe Bruno Guimaraes.
Rogers shkëlqeu në sezonin e fundit me Aston Villan dhe transferimi i tij do t’i kushtojë londinezëve rreth 130-150 milionë euro. 23-vjeçari anglez është profili ideal për sistemin e Mikel Arteta, për të bërë lidhjen finale mes mesfushës dhe sulmit. Po ashtu, Rogers njihet për aftësitë e tij golashënuese, ku sezonin e kaluar kontriboi me 14 gola dhe 12 asiste.
Një tjetër objektiv i rëndësishëm për “Topçinjtë” është Bruno Guimaraes, mesfushori brazilian i Newcastle. Dy ofertat e para të Arsenalit për të 65 dhe 75 milionë euro janë refuzuar nga “Qymyrxhinjtë”. Transferimi pritet të mbyllet për një shifër 100-120 milionë euro.







