Pavarësisht se rinovoi vetëm pak kohë më parë deri në vitin 2031, te Milan nuk janë të sigurt për të ardhmen e Mike Maignan, pas përfundimit të Kupës së Botës. Francezi po shkëlqen në Botëror, duke rritur akoma edhe më shumë interesin e klubeve të mëdha ndaj tij.
Për këtë arsye, drejtuesit e Milanit kanë një plan B. Sipas CalcioMercato.it, Milan ka piketuar Elia Caprile si zëvendësuesin ideal të Maignan. Italiani 24-vjeçar shkëlqeu në sezonin e fundit me Cagliarin në Serie A, duke ngjallur interesin e klubeve të mëdha në Itali e jo vetëm.
Caprile është nën kontratë me Cagliarin deri në vitin 2029, vlera e tij në treg sipas Transfermarkt është 15 milionë euro. Deri tani kemi thjesht një interes sipërfaqësor nga ana e Milanit, por situata mund të ndryshojë në varësi të vendimit që do të marrë Mike Maignan.
Dy klubet që janë më të interesuara për Maignan janë Chelsea dhe Manchester United. Milan mudn të heq dorë prej Maignan, për një shifër jo më të vogël se 60 milionë euro.







