Rrëfehet Harry Kane: Luajta golf me presidentin Trump, ishte një përvojë unike

13 Korrik 2026
9:28
Telesport
back button

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, konfirmon se ka luajtur golf me presidentin e Amerikës, Donald Trump. “Luajtëm rreth 18 muaj më parë. Ai më ftoi kur isha në Palm Beach, dhe kur presidenti I Amerikës të fton…“, tha Kane.

Ishte një përvojë surreale të takohesha me të dhe të luaja me të. Ai në fakt luan mjaft mirë. Shpresoj se mund të luaj siç bën ai kur të jem në moshën e tij. Ishte një përvojë unike. Jam mirënjohës që më ftoi“, vuri në dukje kapiteni i Anglisë.

Komentet e Kane vijnë pas lëvdatave të Trump për sulmuesin në platformën e tij të mediave sociale, “Truth”. Presidenti Trump tha: “Sulmues anglez Harry Kane është një sulmues dhe lojtar shumë i mirë, më pëlqen si njeri”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit