Skandal në Senegal, mjeku i kombëtares për 10 vite rezulton të jetë… gjinekolog!

14 Korrik 2026
14:40
Alfred Lleshi
back button

Vazhdon kaosi që ka përfshirë Senegalin pas eliminimit nga Botërori dhe humbjes së titullit të Kupës së Afrikës, të fituar ndaj Marokut. Fillimisht, Pape Gueye deklaroi se nuk do të rikthehej më në kombëtare “për sa kohë të jetë ky staf teknik”, menjëherë pas humbjes 3-2 ndaj Belgjikës në 1/16-at e Botërorit. Pak ditë më vonë, federata shkarkoi zyrtarisht trajnerin Pape Thiaw.

Megjithatë, skandali nuk mbaron këtu. Presidenti i federatës, Abdoulaye Fall, gjatë një konference për shtyp, ku analizoi paraqitjen në Botëror, zbuloi një fakt tronditës: Alfred Fedior, mjeku që ka ndjekur kombëtaren për 10 vitet e fundit, është në të vërtetë gjinekolog.

“Drejtuesi i shërbimeve tona mjekësore nuk ka formimin e nevojshëm akademik për t’u kujdesur për sportistët tanë. Dr. Fedior është gjinekolog me profesion, – deklaroi Fall. – E zbulova shumë vonë. Në këtë nivel, dhe sipas komenteve që mora, lojtarët nuk kishin besim të plotë tek ai dhe as nuk ndiheshin të sigurt që ta mbikëqyrte vazhdimisht kujdesin e tyre mjekësor”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit