Arne Slot pranë stolit të Holandës, një pjesë të pagës do t’ia paguajë Liverpool

14 Korrik 2026
12:30
Telesport
back button

Arne Slot, i shkarkuar së fundmi nga detyrat e tij si trajner i Liverpool, është pranë marrjes së drejtimit të ekipit kombëtar holandez. Ai do të zërë vendin e lënë bosh nga largimi i Ronald Koeman.

Ajo që ka besuar të gjithë është se klubi anglez i “Merseyside” do të kontribuojë në arritjen e suksesit të një marrëveshjeje mes Federatës Holandeze dhe trajnerit 47-vjeçar.

Në fakt, “reds” do të ndihmojnë Holandën të paguajë pagën e trajnerit të ri për një vit e gjysmë, duke i lejuar kështu Slot të fitojë të njëjtën shumë që kishte te Liverpool.

Ai u largua nga klubi anglez në fund të këtij sezoni edhe pse kishte ende një vit kontratë. Pra, edhe në krye të Holandës ai pritet të marrë të njëjtën pagë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit