“Rinisja” është objektivi i Massimiliano Allegrit pas largimit nga Milani, ndërsa tani nis një aventurë e re te Napoli, ku u zgjodh për të vazhduar punën e Antonio Contes. “Duhet të falënderoj presidentin. Napoli ka luajtur në 10 vite Champions dhe 6 ‘Europa League’, ka fituar tituj. Jam me fat, është hera e dytë që trashëgoj një skuadër të Contes”, – tha Allegri.
Trajneri theksoi se objektivi është ndërtimi i bazave për të qenë në formën më të mirë në mars: “Aty vendosen sezonet”. Për sistemin e lojës u shpreh: “Futbolli është i bukur sepse është i diskutueshëm. Të rëndësishme janë dëshira dhe entuziazmi”.
Për Milanin tha: “Jam shumë i zhgënjyer si përfundoi, por falënderoj të gjithë ata me të cilët punova”. Për kritikat e Cardinales nuk pranoi të bënte asnjë koment.
Për merkaton shtoi: “Sfida e madhe është të jemi konkurrues dhe të qëndrueshëm”. Për De Bruyne tha: “Ma lini ta shoh më parë…, sigurisht që luan mirë futboll”. Allegri nënvizoi se për Champions-in do të duhet e gjithë skuadra në dispozicion.







