Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, nuk i fshehu emocionet pas fitores 2-1 ndaj Anglisë dhe kualifikimit në finalen e Kupës së Botës, ku kampionët në fuqi do të përballen me Spanjën. Scaloni u ndal fillimisht te Lionel Messi dhe lidhja e tij me tifozët spanjollë:
“Shpresoj që tifozët spanjollë të jenë të lumtur që do të përballen me Argjentinën në finale, duke pasur parasysh gjithë gëzimin që Leo Messi i ka dhuruar atij vendi. E di që shumica e njerëzve në Spanjë e duan Messin”.
Më pas ai u tregua kategorik në debatin për lojtarin më të madh të të gjitha kohërave: “Çfarë tjetër duhet të bëjë Messi që të njihet si futbollisti më i madh në histori? Nuk ka më asnjë dyshim”. Tekniku argjentinas lavdëroi edhe grupin e tij: “Jemi unikë, më besoni. Këta lojtarë…., është e pamundur për t’u shpjeguar”.
Për ndeshjen ndaj Anglisë, Scaloni ishte i bindur se skuadra e tij ishte superiore: “E merituam fitoren ndaj Anglisë”. Në fund, ai përshkroi mentalitetin e Argjentinës me një frazë që po bën jehonë: “Kur ndiejmë erën e gjakut, hidhemi në sulm…”







