Europa kundër Infantinos, Al-Khelaïfi sfidon presidentin e FIFA-s. Nis beteja për drejtimin e futbollit botëror

15 Korrik 2026
14:21
Alfred Lleshi
back button

Pak ditë para finales së Kupës së Botës 2026, e ardhmja e Gianni Infantinos në krye të FIFA-s është kthyer në qendër të debatit. Në prag të zgjedhjeve të nëntorit, disa federata europiane po punojnë për të gjetur një kandidat që mund ta sfidojë presidentin aktual.

Sipas gazetarit anglez Ben Jacobs për TalkSPORT, emri që po qarkullon më shumë është ai i presidentit të PSG, Nasser Al-Khelaïfi, i cili thuhet se ka fituar mbështetjen e disa federatave të UEFA-s, mes tyre Belgjika dhe Polonia.

Në të njëjtën kohë, drejtues të futbollit nga Bosnja, Norvegjia, Suedia, Gjermania dhe Spanja po shqyrtojnë kandidatura të tjera europiane. Një alternativë tjetër është Dariusz Mioduski, pronari i Legia Varshavës.

Pakënaqësia ndaj Infantinos është shtuar pas të ashtuquajturit “rasti Balogun”. Bëhet fjalë për kartonin e kuq të sulmuesit të SHBA-së, Folarin Balogun, pezullimi i të cilit u anulua pas një telefonate të presidentit amerikan Donald Trump me Infantinon, ku kërkohej rishikimi i vendimit të arbitrave.

Ky episod, sipas raportimeve, ka shkaktuar reagim të fortë nga UEFA, e cila e konsideron ndërhyrjen si tejkalim të kufijve të autonomisë së FIFA-s.

Megjithatë, pozitat e Infantinos mbeten të forta falë mbështetjes së shumë federatave nga konfederatat e tjera. Propozimet për zgjerimin e Kupës së Botës në 64 skuadra dhe zhvillimin e Botërorit për Klube çdo dy vite vazhdojnë të gëzojnë mbështetje në Afrikë, Azi dhe CONCACAF, për shkak të përfitimeve sportive dhe ekonomike.

Me zgjedhjet që afrohen, gara për drejtimin e FIFA-s pritet të jetë një nga më të fortat e viteve të fundit, ndërsa beteja për kontrollin e futbollit botëror sapo ka nisur.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit