710 milionë euro “gjelash pa pendë”, ja se si Spanja e çmontoi sulmin yjor të Francës

16 Korrik 2026
10:30
Alfred Lleshi
back button

Rrallëherë është parë një kombëtare me kaq shumë talent në sulm që të mos arrijë ta shfrytëzojë atë. Franca e Didier Deschamps u mposht 2-0 nga Spanja në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, pavarësisht se aktivizoi sulmues me vlerë totale prej 710 milionë eurosh, sipas “Transfermarkt”.

Në fushë ishin Kylian Mbappé (150 milionë euro), Michael Olise (150), Désiré Doué (120), Ousmane Dembélé (100), Rayan Cherki (90) dhe Bradley Barcola (70). Katër prej tyre renditen mes 15 lojtarëve më të vlefshëm në botë.

Deschamps zgjodhi të mbështetej te cilësitë individuale të yjeve të tij, por u përball me një plan taktik perfekt të Luis de la Fuente. Pedro Porro neutralizoi Barcola, Cucurella me ndihmën e Baena ndali Dembélé dhe Olise, ndërsa Cubarsí e Laporte, të mbështetur nga Rodri dhe Fabián Ruiz, izoluan plotësisht Mbappé.

Edhe hyrja e Cherki dhe Doué nuk e ndryshoi rrjedhën e ndeshjes. Spanja jo vetëm që u mbrojt në mënyrë të shkëlqyer pa top, por detyroi edhe Francën të vraponte vazhdimisht kur “La Roja” kishte kontrollin e lojës.

Kjo ishte diferenca vendimtare. Spanja kishte një plan të qartë si me topin, ashtu edhe pa të, ndërsa Franca mbeti pa zgjidhje. Në fund, Luis de la Fuente fitoi betejën taktike ndaj Deschamps me një leksion futbolli.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit