Lionel Messi, gati të barazojë rekordin “e pamundur” që e mban vetëm Cafú

16 Korrik 2026
13:22
Alfred Lleshi
back button

Argjentina, kampione në fuqi e botës, siguroi finalen e dytë radhazi të Botërorit dhe të gjithë sytë janë sërish te Lionel Messi. Me këtë kualifikim, ylli argjentinas mund të bëhet një nga të paktët futbollistë që luan tri finale të Kupës së Botës, një rekord që deri tani i përkiste vetëm Cafú.

Legjenda braziliane e nisi rrugëtimin në finalen e “SHBA 1994” ndaj Italisë, ku edhe pse nisi nga stoli, fitoi titullin e katërt të Brazilit. Në “Francë 1998” humbi finalen ndaj skuadrës së Zidane, ndërsa në “Kore-Japoni 2002”, si kapiten, udhëhoqi Brazilin drejt triumfit 2-0 ndaj Gjermanisë dhe titullit të pestë botëror.

Messi ka luajtur 6 Botërorë, që nga debutimi në moshën 18-vjeçare. Finalen e parë e humbi më 2014 ndaj Gjermanisë (0-1), ndërsa në “Katar 2022” fitoi trofeun pas një finaleje spektakolare ndaj Francës.

Në finalen e ardhshme ndaj Spanjës, Messi mund të barazojë rekordin e Cafú. Ronaldo Nazario, Pelé, Lothar Matthäus dhe Pierre Littbarski kanë qenë gjithashtu në tri finale, por nuk i kanë luajtur të trija.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit