Sulmuesi Julián Alvarez, duke folur për “DirecTV Sports” nga Parisi, ku është i angazhuar me ekipin kombëtar olimpik argjentinas në “Paris 2024”. Ai ka ndaluar të komentojë thashethemet për të ardhmen e tij.
Në fund të një sezoni në të cilin ai u paraqit mirë, por gjithmonë duke u alternuar me Erling Haaland, që është titullar, talenti i Manchester City nuk e fshehu gjendjen e tij të keqe shpirtërore për aktivizimin e pakët në fushë.
“Sezonin e kaluar unë isha një nga lojtarët me minutat më të mëdha te “citizens”, por në fund nuk ju pëlqen të përjashtoheni nga ndeshjet e rëndësishme. Ju doni të jepni kontributin tuaj”, tha Julian Alvarez.
“Unë do të marr kohën e nevojshme për të menduar, për të gjetur atë që dua për veten time. Do të shohim se çfarë do të rezervojë e ardhmja”, tha Alvarez, që ka mjaft kërkesa nga disa klube “big” në Europë.