Spanja apo Argjentina? Ja cila është favorite në finalen e Kupës së Botës, sipas basteve

17 Korrik 2026
14:35
Alfred Lleshi
back button

Më shumë se finale Botërori, kjo është një “Finalissima”. Pikërisht si ajo që duhej të zhvillohej mes kampiones së Europës dhe fitueses së “Copa América”, por që u shty fillimisht për shkak të kalendarit të ngjeshur dhe më pas prej tensioneve në Lindjen e Mesme. Tashmë, Spanja dhe Argjentina do të përballen të dielën, më 19 korrik, në stadiumin e New Jersey, prej orës 21:00, për titullin e kampionit të botës.

Finalja premton spektakël, edhe falë duelit mes brezave: Lionel Messi dhe Lamine Yamal, pasardhësi i tij te Barcelona dhe lojtari që shumë e shohin si vazhduesin e rrugës së argjentinasit. Simbolike mbetet fotografia ku Messi i ri i bën banjë foshnjës Lamine.

Sipas kompanive kryesore të basteve, Spanja e drejtuar nga De La Fuente, që dominoi Francën në gjysmëfinale, është favorite për ta ngritur trofeun, me koeficientë 1.60–1.62. Argjentina e Scalonit, që përmbysi Anglinë në shtatë minuta, kuotohet 2.30 nga Sisal, Snai dhe Betflag për ta mbrojtur titullin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit