Trajneri spanjoll Pep Guardiola, aktualisht pa skuadër, pas një dekade me suksese te Manchester City, ka dhënë një intervistë për “OKX”, ku pranon se në Botëror “nuk mbështet një kombëtare të caktuar”.
“Në Botëror do të zgjedh lojtarët që më pëlqejnë; nuk mbështes një kombëtare të veçantë, por skuadrat me futbollistë që i vlerësoj dhe me të cilët kam luajtur. Do të jem i lumtur t’i mbështes”, – shpjegoi trajneri 55-vjeçar.
Guardiola theksoi: “Nëse Argjentina fiton Botërorin, ka lojtarë që i njoh; e njëjta gjë vlente për Francën. Sa i përket Portugalisë, ka lojtarë, kombinimi i të cilëve më ka impresionuar”.
Për Spanjën e Luis de la Fuente, që do të luajë finalen e Botërorit ndaj Argjentinës, tha: “Nëse Rodri tregon nivelin e tij në mesfushë së bashku me Pedrin dhe Lamine Yamal është në formën më të mirë, Spanja mund të bëjë diferencën.
Lamine Yamal mbërriti disi prapa në aspektin fizik për shkak të dëmtimeve të fundit. Megjithatë, duke parë moshën e tij, ka një aftësi të jashtëzakonshme për ta menaxhuar presionin dhe mund ta vendosë një ndeshje i vetëm”.
Duke folur për të ardhmen, Guardiola tha: “Fillova në moshën 37-vjeçare te Barcelona dhe tani jam 56. Kam nevojë të bëj gjëra të reja. Aktualisht jam shumë i lumtur.
Një ditë, sigurisht, do të rikthehem në stadiumin ‘Etihad’, por tani dua të jem pas skenës. Nëse do të kenë nevojë për mua, do të jem aty”, – tha trajneri nga Santpedor, duke pranuar se nuk e përjashton një rikthim te City në të ardhmen.
Pep Guardiola, si edhe në raste të mëparshme, nuk ngurroi ta cilësonte Jürgen Klopp si rivalin më të madh të karrierës: “Jürgen ishte rivali më i madh i karrierës sime. Ai ishte i aftë ta ndryshonte sistemin çdo 20 minuta, më çmendte”.







