Trajneri i Chelsea, Xabi Alonso, ka disa ditë që ka nisur nga puna te skuadra londineze, duke u përpjekur të nisë një aventurë të re dhe të suksesshme pas zhgënjimit të Real Madrid.
Spanjolli ka patur mundësi të punojë këto ditë me Cole Palmer, talentin anglez që nuk u grumbullua në Kupën e Botës. “Kemi pasur disa seanca stërvitore tashmë. Që nga dita e parë, mund ta shihni se Cole është një talent i veçantë, një lojtar i veçantë”, tha Alonso.
“Nuk është e lehtë të kesh një të tillë, vëren cilësinë e tij dhe mënyrën se si dëshiron të luajë, vendimin e duhur në vendin e duhur. Jam i lumtur që ai ka ardhur me një humor të mirë, me një mendësi të mirë për të pasur një sezon të shkëlqyer”, shtoi Alonso.
Më tej, ai tha: “Ne mezi presim të nxjerrim më të mirën prej tij. Nëse jemi në gjendje të ndërtojmë një ekip të fortë me stabilitetin e duhur për të gjetur lojtarët kryesorë, me siguri ai do të jetë një lojtar kyç në pjesën sulmuese.”







