E ardhmja e talentit 18-vjeçar maroken Ayyoub Bouaddi mund të jetë larg Lille. Sipas “The Athletic”, mesfushori që luan në Ligue 1 po kërkohet me ngulm nga Manchester City.
Trajneri italian i sapoardhur te “citizens”, Enzo Maresca, e admiron shumë lojtarin maroken që prej tri sezonesh luan në kampionatin francez me Lille (96 ndeshje dhe asnjë gol deri më tani).
Klubi anglez do të donte të përpiqej ta përfundonte marrëveshjen që këtë verë dhe do të ishte i gatshëm ta mbante atë në Francë në huazim për një vit tjetër për ta ndihmuar të zhvillohet më tej.
Bouaddi ka një kontratë deri në vitin 2029 me Lillë dhe pati disa paraqitje mbresëlënëse në Kupën e Botës me kombëtaren e tij. Për pasojë, Lille tani e vlerëson atë rreth 100 milionë euro.







