Joan Capdevila, kampioni i Europës me Spanjën në vitin 20028 dhe kampioni i Botës në vitin 2010, ka hasur një vështirësi të papritur në prag të finales së nesërme mes vendit të tij dhe Argjentinës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku kërkon ndihmë edhe nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ish-anësori i majtë tregon se kishte planifikuar të udhëtonte me fëmijët e tij për të shijuar finalen dhe për t’u ribashkuar me disa nga shokët e tij të ekipit nga brezi historik që fitoi Kupën e Botës, por i është refuzuar autorizimi ESTA, që e pengon të shkojë në Amerikë.
“KAM NEVOJË PËR NDIHMË @realDonaldTrump
Më thanë se nuk mund të udhëtoj në finale me fëmijët e mi sepse ESTA ime është refuzuar. A mund të më ndihmojë dikush me këtë? Nuk e keni idenë sa i emocionuar jam që të jem atje në finale me të gjithë shokët e mi të ekipit të vitit 2010.
Nuk mund ta besoj që nuk po më lejojnë të hyj në SHBA… dhe se do të më mungojë një moment si ky me fëmijët e mi që e duan kaq shumë futbollin…
Nëse dikush di si ta rregullojë këtë, do t’ju jem mirënjohës për gjithë jetën”, shkruan Capdevila në rrjetet sociale.







