Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shprehet me bindje se Kupa e Botës 2026 ka thyer rekorde dhe padyshim është më e madhja në historinë e futbollit deri tani. Trump shkon më tutje duke sugjeruar se SHBA duhet të organizojë sërish Kupën e Botës, por këtë herë duke lënë jashtë Meksikën dhe Kanadanë.
“Unë sugjeroj, sepse ka qenë kaq e suksesshme… ajo që duhet të bëjmë është të zgjedhim përsëri SHBA-në dhe të lëmë jashtë Meksikën dhe Kanadanë. Ishte mirë që i kishim, por duhe te zgjedhim dike tjetër për të ardhmen”, tha Trumo.
Trump u shoqërua nga Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili e mbuloi presidentin amerikan me lëvdata dhe theksoi se misioni i FIFA-s është t’i sjellë gëzim botës përmes sportit.
“Gianni kishte një ide tjetër. Ai tha se mund të kishim Kinën dhe SHBA-në herën tjetër, në mënyrë që të mund të kemi një fluturim të shkurtër të këndshëm midis ndeshjeve. Lojtarëve do t’u pëlqente shumë kjo”, shtoi duke qeshur Trump. Ndërkohë, Infantino i gjendur më shumë në siklet, dukej sikur buzëqeshte me zor.
Përsa i përket finales së nesërme mes Spanjës dhe Argjentinës, Trump iu uroi të dy kombëtareve fat të mbarë dhe nuk ka asnjë preferencë se kush duhet të fitojë mes tyre.







