Franca mbyll sot rrugëtimin në Kupën e Botës 2026, ku do të përballet në “finalen e vogël” ndaj Anglisë për vendin e tretë. Menjëherë pas përfundimit të Botërorit, ylli i Francës, Michael Olise, do të jetë protagonisti kryesor i merkatos.
BILD ka zbuluar së fundmi se Olise iu ka treguar shokëve të kombëtares dëshirën e tij për t’u larguar nga Bayern Munich këtë verë dhe për t’u transferuar te Real Madrid.
Po në një reagim për BILD, ish-kapiteni i bavarezëve, legjenda Lothar Matthäus, ka zbuluar lëvizjen e radhës që do të bëjë ish-klubi i tij.
“Personalisht, mund ta kuptoj dëshirën për të luajtur për Real Madridin. Cilido lojtar dëshiron të luajë për Real Madridin në një moment të caktuar. Por, jam i bindur se Bayern nuk do të pranojë asnjë lloj bisede. Ata thjesht do të qeshin me titujt kryesorë.
Besoj se mundësia që Olise të luajë për Real Madridin vitin e ardhshëm është praktikisht zero. Mendoj se Bayern do t’i zgjasë kontratën dhe do t’i rrisë pagën”, tha Matthäus.







