“Klubi në Komunitet”, FSHF zhvillon një takim me përfaqësuesit e ekipe të Abissnet Superiore për nismën e re

18 Korrik 2026
16:31
Telesport
back button

Federata e Futbollit zhvilloi një takim me përfaqësuesit e klubeve të Abissnet Superiore në kuadër të Programit “Klubi në Komunitet”, një iniciativë që synon të forcojë lidhjen mes klubeve dhe komuniteteve ku ato veprojnë, duke nxitur angazhimin e tifozëve dhe promovuar rolin social të futbollit.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e FSHF-së prezantuan objektivat dhe drejtimet kryesore të programit, duke vënë theksin te rëndësia e krijimit të marrëdhënieve më të qëndrueshme mes klubeve dhe komuniteteve lokale. Programi synon të mbështesë klubet në zhvillimin e aktiviteteve që afrojnë futbollin me tifozët, familjet, të rinjtë dhe institucionet e ndryshme në zonat ku ato ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Pjesë e diskutimeve ishin edhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet FSHF-së dhe klubeve për zbatimin e nismave konkrete komunitare gjatë sezonit sportiv, si dhe shkëmbimi i ideve për projekte që kontribuojnë në rritjen e pjesëmarrjes së tifozëve dhe forcimin e identitetit të klubeve.

Programi “Klubi në Komunitet” synon të fuqizojë rolin e klubeve si aktorë të rëndësishëm në jetën sociale të komuniteteve, duke krijuar ura më të forta komunikimi me publikun dhe duke promovuar vlerat pozitive të futbollit.

Përmes kësaj nisme, Federata e Futbollit vijon të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm të klubeve shqiptare, duke e afruar futbollin gjithnjë e më shumë me komunitetin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit