Pas zyrtarizimit të Nathaniel Brown për 5 milionë euro nga Eintracht Frankfurt, Alphonso Davies do ta ketë shumë të vështirë tani për të qenë titullar në krahun e majtë të mbrojtjes.
Disa klube nga Arabia Saudite kanë shprehur interes së fundmi për kanadezin. Bayern është i hapur për largimin e Davies, nëse vjen oferta e duhur.
Megjithatë, sipas Abendzeitung, “largimi nuk është një opsion për Davies”. Kanadezi është i gatshëm të rivalizojë me Brown për vendin e titullarit në krahun e majtë.
Dhe arsyeja kryesore pse Davies refuzon largimin nga Bayern është paga vjetore prej 15 milionë eurosh, pa harruar këtu edhe bonuset e ndryshme







