Në një intervistë në programin “El Larguero” të Cadena SER, heroi i finales së Kupës së Botës 2010, Andres Iniesta, i ka treguar Spanjës “recetën” për të mundur nesër Argjentinën. Ish-mesfushori thotë se Spanja nuk duhet të fokusohet vetëm te një lojtar i kundërshtarëve, duke iu referuar këtu Leo Messi-t, por duhet t’i qëndrojë besnike lojës së saj.
“Spanja duhet t’i qëndrojë besnike vetes dhe të mos fiksohet vetëm te një lojtar. Pavarësisht se sa mendon për Leo Messin, në një çast ai mund të të shkaktojë probleme. Spanja duhet t’i qëndrojë besnike asaj që ka arritur tashmë, asaj që është. Nëse ia dalin mbanë, pavarësisht se kanë një kundërshtar shumë të fortë, do ta kenë lojën pikërisht aty ku e duan.
Leo është i aftë për çdo gjë. Ai ka qenë vendimtar gjatë gjithë Kupës së Botës dhe shokët e tij të ekipit e mbështesin plotësisht. Ai është i padiskutueshëm. Ajo që bën diferencën është ajo që ndodh në fushë dhe atje Messi është i padiskutueshëm”, tha Iniesta.







