Spanja dhe Argjentina do të përballen nesër në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026. Përballja mes tyre ishte programuar për muajin mars të këtij viti, për Finalissima-n e famshme, por që u shty.
Të dyja kombëtaret krenohen me shumë lojtarë të talentuar, por jo të gjithë arrijnë të futen në listën e lojatrëve më të vlefshëm, sipas Transfermarkt.
Formacioni më i vlefshëm i këtij Botërori sipas Transfermarkt kushton 1.415 miliardë euro.
Joan Garcia (45); Achraf Hakimi (80), Saliba (100), Cubarsi (80), Nuno Mendes (80); João Neves (140), Pedri (150) dhe Vitinha (140); Lamine (200), Haaland (200) dhe Mbappé (200).
Spanja përfaqësohet me plot 4 lojtarë në këtë formacion, Argjentina me asnjë. Tre lojtarët më të shtrenjtë të Argjentinës, po sipas Transfermarkt, janë Julian Alvarez me 100 milionë euro, Enzo Fernandez me 90 milionë euro dhe Lautaro Martinez me 85 milionë euro.







