Opinion / Nga Rosario në Itakë; ja pse Botërori i Leo Messit të kujton Odisenë

21 Korrik 2026
9:31
Alfred Lleshi
back button

“Më këndo, o Muzë e futbollit, për njeriun plot zgjuarsi…” Kështu mund të niste epopeja e Lionel Messit nga Rosario. Jo ajo e Odiseut të interpretuar nga Matt Damon në filmin “The Odyssey” të Christopher Nolan, por historia e një kampioni që dëshironte të rikthehej në “Itakën” e tij dhe ta ngrinte sërish Kupën e Botës.

Në kohën e Odisesë së Nolan, rrugëtimi i Messit duket më aktual se kurrë. Argjentinasi përshkruhet si një Promete modern, që “vodhi zjarrin” për t’ua dhënë njerëzve, duke ndriçuar me magjinë e lojës së tij, asistet vendimtare dhe 8 golat në këtë Botëror, që e renditën golashënuesin e dytë pas Mbappé. Gjithsesi, mbi të gjitha, ai mbetet një Odise i dënuar; këtë herë nuk arriti të rikthehej në “Itakën” e tij me trofeun.

Rrugëtimi i tij në Botërorin amerikan, me 104 ndeshje, iu ngjan sprovave të Odiseut, duke luftuar deri në fund për ta çuar Argjentinën drejt finales. Ndërkohë, në “Itakë”, skeptrin e ka marrë tashmë Lamine Yamal, “Telemaku” i ri që trashëgon fronin.

Messi ëndërronte t’ia dhuronte Argjentinës një Botëror të dytë radhazi, një arritje që nuk ia kishte dalë as Maradona. Sfidoi “perënditë” dhe humbi, por populli vazhdon ta adhurojë. Lotët e tij e bënë edhe më njerëzor, ndërsa madhështia e tij mbetet po aq mitike, edhe në moshën 39-vjeçare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit