Gavi zbulon çfarë e bëri Paredes të humbte kontrollin: “I bëra vetëm një pyetje”. Grushte Molinës dhe Rodrit…

21 Korrik 2026
9:42
Alfred Lleshi
back button

Finalja e humbur e Kupës së Botës për Argjentinën u njollos nga përleshja që shpërtheu pas vërshëllimës së fundit. Pas triumfit në “Katar 2022”, këtë herë në Nju Jork, argjentinasit u dorëzuan përballë një Spanje dukshëm më të fortë.

Pamjet u bënë menjëherë “virale”, Leandro Paredes kapi për fyti Eric Garcian dhe më pas rrëzoi në tokë Gavin, i cili kishte ndërhyrë për të mbrojtur shokun e skuadrës. Paredes, i ndëshkuar me karton të kuq pasi ndeshja kishte përfunduar, u ndal nga trajneri Lionel Scaloni dhe ndihmësi i tij Walter Samuel, ndërsa një përplasje e ashpër zhvillohej edhe mes Otamendit dhe kapitenit të Spanjës, Rodrit.

Vetë Gavi zbuloi shkakun e reagimit të Paredes: “Thjesht e pyeta: ‘Infantino nuk iu përgjigj kësaj here telefonatave tuaja?’ Sapo e thashë këtë, ai humbi plotësisht kontrollin. As nuk më la ta përfundoja fjalinë. Doja t’i thoja se futbolli më në fund e mposhti korrupsionin.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit