” Make Spain great again” (Ta bëjmë Spanjën madhështore sërish). Me këtë slogan të shkruar në një kapele të kuqe, Ferran Torres u shfaq në paradën festive për të kremtuar titullin e kampionit të Botës të fituar nga Spanja e Lamine Yamal.
Mesazhi ishte një referencë e qartë ndaj sloganit të presidentit amerikan Donald Trump, “Make America Great Again” (“Ta bëjmë Amerikën madhështore sërish”), me të cilin ai zhvilloi fushatën e tij zgjedhore në SHBA dhe u rizgjodh president.







